Thirrja për Mbledhje dhe Zgjedhje të Përgjithshme të Shoqatës. Rezervoni datën 19 Shkurt 2018.

I/e nderuar anëtar i Shoqatës së Veteranëve Shqiptare Fullbrajtiste,

Në vijim të njoftimeve për Mbledhjen e Përgjithshme, po ju dërgojmë një thirrje kujtese për Mbledhjen dhe Zgjedhjet e Përgjithshme të Shoqatës.

Bordi i AFAA morri vendim për shpalljen e datës së Mbledhjes dhe zgjedhjeve të Përgjithshme, që do të zhvillohen më datë 19 shkurt 2018, ora 17.00 tek American Corner, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Kulturës, Tiranë.

Zgjedhjet për Kryetar të Shoqatës dhe Anëtarë Bordi (7 anëtarë përfshirë kryetarin) parashikohen në Statutin e AFAA. Anëtarët eBordit nuk duhet të kandidojnë nëse kanë mbajtur këtë pozicion dy mandatet e fundit në mënyrë të pandërprerë, ku kryetari aktual i shoqatës e plotëson këtë kusht.

Për më shumë vizitoni Thirrjen këtu.

Duke ju falenderuar për besimin dhe mbështetjen tuaj, ju ftojmë dhe inkurajojmë për të shpallur kandidaturën, për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe për të votuar.

Formën e aplikimit për Kryetar / Anëtar Bordi e gjeni këtu.

Dokumentat për shpalljen e kandidaturës do të dërgohen tek adresa [email protected] dhe për cdo pyetje që lidhet me proçesin mund ti drejtoheni juristes zj.Bendis Boçari, anatare e Bordit të AFAA, me email [email protected].

Disa nga afatet për tu mbajtur mend:
• Dorëzimi i aplikimit për kandidim për anëtar bordi/kryetar – dt. 12 Shkurt 2018
• Përpunimi i tabelës përmbledhëse të kandidatëve aplikantë dt. 15 Shkurt 2018
• Shpërndarja e tabelës përmbedhëse tek antarët e shoqatës dt. 15 Shkurt 2018
• Mbledhja dhe Zgjedhjet e Përgjithshme të Shoqatës dt. 19 Shkurt 2018

Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni për çdo paqartësi ose sqarim në proces.

Me respekt,
Dritan Mezini
Kryetar